Dallku paralajmëron Gjilanin: Prishtina lufton vetëm për fitore

Armend Dallku është trajner i ri i Prishtinës.

Tashmë ish-futbollisti i kësaj skuadre sot është prezantuar para futbollistëve, shkruan Gazeta Olle.

Dallkun nesër e pret një sfidë e madhe para vetës pasi që takohet me liderin aktual, Gjilanin nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”.

Para duelit të nesërm Dallku deklaroi se do të hyjnë vetëm për fitore.

“Gjithmonë, edhe sa kam qenë lojtar, kam thënë që Prishtina lufton vetëm për fitore. Kështu që presim fitore, sidomos kur luajmë para adhuruesve tanë të cilëve iu bëjë thirrje dhe i apeloj të vijnë të mbështesin ekipin, të mbështesin lojtarët, sepse është e vetmja mënyrë që të shkohet përpara duke mos e harruar edhe problemin ndërmjet tifozerisë dhe klubit, mund të themi. Këto janë gjëra, që ndoshta marrin pak kohë për t’u zgjedhur, por unë shpresoj që nga dita e nesërme tifozeria do t’i mbështes këta djem, sepse me të vërtet e meritojnë, sepse sa i përket neve do të japim maksimumin për të bërë përzgjedhjen e duhur të lojtarëve brenda fushës dhe t’i përzgjedhim pikërisht ata lojtarë që do të japin qindëpërqindëshin vetëm për fitore”, tha Dallku për faqen zyrtare të Prishtinës.