Dallku komenton shortin e Ligës së Evropës: Konsideroj se është fat i joni

Prishtina do takohet me skuadren nga Gjibraltari, St Joshep’s në kuadër të parakualifikimeve të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë zhvillohet në “Fadil Vokrri” të enjten më 27 qershor (ora caktohet më vonë). Ndërsa ndeshje kthyese pas pesë ditësh të martën më 2 korrik.

Shortin për faqen zyrtare të Prishtinës e ka komentuar kapieni Dallku.

Sipas Dallkut, Prishtina ka qenë me fat në short.

“Po, St Joshep’s ishte ekipi i parafundit në renditjen me koeficient dhe e konsideroj se është fat i joni dhe po ashtu është fat që prapë do të luajmë kundër një ekipi nga Gjibraltari të cilët tani më i njohim dhe ku po shpresoj që të kemi po ashtu edhe fat edhe në rezultat, sepse siç e dini vitin e kaluar kishim përball një kundërshtar nga ky shtet ku rezultati final nga dy ndeshjet ishte shumë i kënaqshëm për ne. Mirëpo ne duhet t’i bëjmë hyzmetin punës e sidomos lojës që fatin ta kemi me vete.

Po ashtu i ftoj të gjithë dashamirët e futbollit nga të gjitha qytetet e Kosovës e posaçërisht qytetarët e Prishtinës që të na përkrahin dhe të jenë sa më shumë në numër duke iu bashkangjitur tifozëve tanë të flaktë Plisave që së bashku të arrijmë rezultat të kënaqshëm në ndeshjen e parë, sepse ndeshjen e parë do të luajmë në stadiumin tonë dhe është shumë i rëndësishëm rezultati pozitiv që ndeshjen e kthimit të udhëtojmë me përparësi”, ka thënë kapiteni Dallku.