Dallku ka një mesazh për lojtarët që luajtën te Prishtina stinorin e shkuar, ai flet edhe për përforcimet

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, është duke e zhvilluar sezonin e dytë me klubin prej rikthimit nga Ukraina ku bëri karrierë për 10 vite.

Ai është shpallur në formacionin e vitit nga trajnerët, ndërsa ka folur edhe për objektivat e klubit.

“Përgatitjet po ecin shumë mirë. Jemi në vlugun e punës ku po punojmë kryesisht në aspektin kondicional falë edhe motit që po merr këto ditë. Deri me datën 24 do të qëndrojmë në Kosovë dhe pastaj do të udhëtojmë për në Turqi ku do të qëndrojmë për dy javë dhe do te kemi mundësi të luajmë disa ndeshje miqësore atje”, deklaroi Dallku për GazetaOlle.

dallku 12

Dallku thotë se lojtarët e kthyer nga lëndimet dhe të huazuarit do ta rrisin kunkurrencën dhe gjithçka fillon nga zero, secili duhet ta tregojë vetën që të luajë për Prishtinë.

“Po skuadrën e kemi të kompletuar. Mendoj normalisht në qoftë se do të vijë ndonjë përforcim, mendoj që duhet të jetë i repartit të avancuar, por edhe me ketë fond që kemi jam i kënaqur pasi që i kemi të gjitha në dispozicion edhe lojtaret që kanë qenë një kohë të gjatë të lënduar dhe lojtarët që ishin në huazime. Kështu që kemi filluar nga zero dhe çdo futbollistë është i barabartë kështu që secili duhet ta justifikojë praninë në klubin tonë Prishtina”.

dallku

Dallkut i mungon stadiumi i Prishtinës, por thotë se do të luftojnë për të dy trofetë.

“E thash më lartë që jemi në garë për të dy trofetë pavarësisht problemeve që i kemi. Vështirësi kemi për të stërvitur, e në veçanti po na mungon stadiumi ynë, pasi po luajmë mysafirë”, ka thënë Dallku për GazetaOlle.com.

Prishtina është në vendin e dytë pas Llapit që është lider. Pikërisht kundër Llapit e zhvillon edhe ndeshjen e parë në pranverë, si vendas. /Gazeta Olle/

Dallku

dallku