Dalja e Britanisë së Madhe nga BE, lajm i keq për futbollistët shqiptarë

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të ketë ndikim të madh në Premierligë.

Premierliga do të vuajë nga dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Shumë lojtarë që vijnë nga vendet e tjera evropiane, tashmë nuk mund të qëndrojnë në ekipet e tyre, pasi numri i lojtarëve të huaj që lejohen në një skuadër është i limituar sipas rregulloreve, raportojnë mediat angleze.. Këtu përfshihen edhe shtatë lojtarët shqiptarë, që janë pjesë e Premierligës.