Daku i Llapit

Mirlind Daku është konfirmuar edhe në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 si lojtari kryesor i Llapit.

Sulmuesi gjilanas, mori një top afër zonës kaloj portierin dhe fitoi një penallti.

Nga pika e bardhë gjuajti ai vetë dhe shënoi për 1:0.

Ky ishte goli i epërsisë që e liroi Llapin, që pastaj shënoi edhe golin e dytë.

mirlinddaku

Daku ka shënuar të shumtën e golave edhe në vjeshtë për liderët e Superligës.

Llapi tani luan ndaj Prishtinës, ku është një sfidë e radhës për sulmuesin dhe liderët. /Gazeta Olle/