Dajaku: Bajram Gashi është i çmendur, por dhuna nuk është zgjidhje

Mesfushori që momentalisht ka mbetur pa skuadër, Taulant Dajaku, ka reaguar pas skandalit në ndeshjen Trepça-Trepça ’89, ku gjyqtar ishte Bajram Gashi.

Duke e shpërndarë lajmin e Gazetës Olle në “Facebook”, ai ka shkruar që Bajrami është një person i çmendur dhe që duhet të trajtohet në psikiatri.

“Ky nuk eshte viktima mos tentoni me e shpetu nga ato qe ben , qe ta shpetoni kete duhet ta dergoni ne cmendi* ta ndihmoj ndonje mjek i specializuar dhe kete ua them me pergjegjesi te madhe (mka ndodh tjem pjese e nje ndeshje ku ky ka referu dhe ju them se ende jam i skandalizuar nga ajo cka kam pare te bej ky lloj kreteni*),ky ska lidhje jo vetem me profesionin qe ben tani per tani por ju garantoj ky eshte nje i cmendur qe duhet trajtu ne psikiatri dhe ky eshte gabimi qe ben FFK qe nuk krijon kartela mjeksore per njerez qe mbajn pergjegjesi ne aktivitetet e saj ,as ai (referi) ska faj vet per gjerat qe ben, cmenduria e tij vjen nga traumat ne kete vend te mjere ,por kjo sduhet te na bej ne aq te papergjegjshem sa tlejojm kta lloj tipash ta mbajn peng futbollin dhe cdo gje ne kete vend, nese duam ta ndihmojm sportin dhe personalisht kta lloj njerezish me probleme te theksuara mendore tiu ndihmojm ti dergojm ne keshilla psikiatrike qe profesionistet e asaj fushe ti trajtojn. Sido qe te jete
‪#‎dhunanukeshtezgjidhje‬ por nese njerezit kompetent smarrin masa sjella e njerezve te cmendur sjell reagim kolektiv te pakontrolluar,prandaj sa faj ka ai per ate qe ben aq faj kan dhe ata qe e delegojn nje te tille !”
, shkroi Dajaku.