“Daily Mail”: Kosova na shënoi 3 gola pa 5 futbollistë startues, ekip i bukur dhe krenar

Kosova pësoi humbjen e parë pas 15 ndeshjeve, mirëpo u mund nga Anglia e madhe të cilën e sfidoi duke luajtur futboll të hapur e bravoroz.

Ishte disfata e parë në kualifikimet për “Euro 2020”, ku bileta për Evropian mbetet ende shumë e mundshme, përcjellë Gazeta Olle.

Mediat britanike kanë bërë analiza të ndryshme për fitoren e “Tre Luanëve”, ndërsa disa rreshta interesant për Kosovën i ka shkruar prestigjiozja “Daily Mail”.

Ajo drejton gishtin nga mbrojtja naive e anglezëve, që pësoi tre gola ndaj “një ekipi pa pesë lojtarë”.

“Sa zgjatë kjo ndjenjë e ngrohtë pas sfidës varet nga karakteri i individit. Optimist ose pesimist, gotë gjysmë e mbushur apo gjysmë e zbrazët? A e shihni sulmin duke copëtuar një kombëtare që kishte kaluar 14 ndeshje pa humbje me një rezultat 5:1 pas pjesës së parë, apo keni parë një mbrojtje të ngathtët, që pësoi tre gola ndaj një skuadre që erdhi pa pesë futbollistë startues dhe që fitoi pjesën e dytë 2:0?”, shkruan gazeta e njohur britanike.

“Kosova supozohet të jetë e mirë. Si një komb i ri, është përvetësuar me cilësi mitike të lindura nga zemërimi dhe krenaria kombëtare. Kosova ishte një skuadër e guximshme me dëshirë për të luajtur”.

“”Ishte një argëtim i madh. Lojë e çmendur, atmosferë e çmendur, tjetër fitore emfatike për Anglinë, por përsëri një mbrëmje që kosovarët nuk do ta harrojnë. Vetëm ndonjë “koprrac” do të mund ta ketë lënë stadiumin pa një buzëqeshje të madhe”, thuhet tutje në shkrim.

Nota pozitive për Kosovën kanë dhënë edhe mediat tjera të njohura britanike.

Ndryshe, sfida në Southampton u mbyll 5:3 për Anglinë. /Gazeta Olle/