Dadanët përforcohen me një gruo femrash

Kosova me 10 dhe 14 tetor do t’i zhvillojë dy ndeshje interesante në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përfaqësuesja jonë fillimisht do të ndeshet me Gjibraltarin në një sfidë miqësore, ndërsa tri ditë me vonë luan me Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve.

Numri një i tifozëve “Dardanët” Lulëzim Berisha ka njoftuar se grupin e tyre sot e kanë vizituar një grup femrash, fytyra të njohura publike, të cilat i kanë dhënë mbështetje për një përgatitje sa më të mirë të ndeshjeve të radhës së Kosovës.

“Sot, një grup i madh femrash, fytyra të njohura publike nga sfera të ndryshme e jetës shoqërorë të Kosovës, vizituan Fan Club-in Dardanët.

Duke dhënë përkrahjen për Dardanët dhe kombëtaren e Kosovës, ato shprehën interesimin të jenë prezentë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për të gjitha ndeshjet e Kosovës në të ardhmen.