Da Silva në Hajvali (FOTO)

Hajvalia e ka bërë ‘goditjen’ e parë për stinorin pranveror të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra nga paralagjia e Prishtinës, ka arritur marrëveshje me mbrojtësin nga Brazili, Matheus Freitas Carvalho Da Silva.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për Gazetaolle.com nga trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi.

Da Silva është 20-vjeçar derisa ka luajtur në Brazil për skuadrën FC Coritiba. /Olle/

Da Silva