Cutrone: Ky futbollist nga Kosova ma ka nxirë jetën!

Patrick Cutrone e vlerëson shumë Arlind Ajetin.

Sulmuesi i Milanit thotë që mbrojtësi kosovar është shumë agresiv.

“Mbrojtësi më agresiv? Ajeti i Crotones, më ka nxirë jetën gjatë gjithë ndeshjes”.

“Trajneri Gatuzo gjithmonë më jep këshilla të rëndësishme, duhet të mbajmë grupin e bashkuar. Unë si Inzagi? Është pak herët që të krahasohem me të”.

“Sqarimi me Inzagin në fund të takimit? Sportiviteti është i pari, por në aksionin që shënova me dorë duket qartë që nuk e bëra me qëllim, doja të godisja me kokë. Për fat, është edhe VAR-i, që e ka konsideruar golin të rregullt”.

kutrone ajeti