Curri me fjalë motivuese për skuadrën para ndeshjes me Norrkopingun

Pas eksperiencave në kampionatin ukrainas dhe atë të turk, prej 1 viti Debatik Curri sëbashku me Armend Dallkun dhe Ahmed Januzin me të cilët ka luajtur te Vorskla Poltava janë bërë pjesë e Prishtinës në kampionatin kosovar.

Ish mbrojtësi kombëtares shqiptare është gati të ndihmojë me përvojën e tij skuadrën kosovare në debutimin e saj historik në Europa League, me formacionin e trajnerit Arsim Thaci që këtë të Enjte do të sfidojë në transfertë suedezët e Norrkoping.

Prishtina nuk do të kënaqet vetëm me pjesëmarrjen pasi sipas 33-vjecarit i ka mundësitë për ta surprizuar Norrkopingun dhe pse jo për të tentuar kualifikimin në ruandin tjetër.

CURRI

Edhe kampionati i ardhshëm në Kosovë është një prioritet për Prishtinën por sipas Currit vëmendja e skuadrës për momentin është vetëm te Europa League.

“Është ndeshje historike për futbollin kosovar dhe për Prishtinën. Shpresoj të shkojmë dhe të mos humbasim. Të gjithë analizat nga shohin si inferior”.

Feronikeli Prishtina Debatik Curri

“Kemi përballë një ekip cilësor që është 13 herë kampion i Suedisë. Fazën përgatitore e kemi kryer dhe këtë javë do të punojmë që të jemi sa më gati”.

curri

“Asgjë nuk është e pamundur pasi ka ndodh që shumë ekipe të vogla dhe kombëtare të bëjnë befasi.  Nëse luajmë së bashku dhe japim maksimumin nuk do të mungojë rezultati. Nuk do futemi në ndeshje për të humbur. Ndeshja e parë është në Suedi e nëse marrim rezultat pozitiv, duam që në shtëpi të kualifikohemi”.

“Fokusi aktual është në dy ndeshjet e Ligës së Evropës”, ka thënë Curri për Supersport.

Fussball International Laenderspiel Polen - Albanien

curri