Curri: Kjo që po e përjetojmë në Drenas është e çuditshme, e duam stadiumin e Prishtinës

Skuadra e Prishtinës e ka fituar derbin e xhiros së dhjetë në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina fitoi me shifrat 2:0 me golat e shënuara nga sulmuesi Ahmed Januzi. Mbrojtësi Debatik Curri i zbulon arsyet e fitores së skuadrës së drejtuar nga Mirel Josa.

“Duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshje. Sot e kemi treguar një lojë të mirë. Jemi marrë vesh para ndeshjes që të luajmë në defanzivë dhe kjo taktik u arrit. Trepça ’89 ka shumë lojtarë të mirë dhe e fituam ndeshjen”, ka thënë Debatik Curri në Super Sport Kosova, transmeton Gazeta Olle.com.

debatik curri prishtina drita

Ai foli edhe për trajnerin Josa.

“Mirel Josa ka disa ndeshje që e drejton ekipin. Po shkon shumë mirë. Edhe për Ahmed Januzin jam i lumtur pasi që ka nisur ta marrë veten”.

“Ne po kemi vështirësi pasi që nuk po stërvitemi në Prishtinë, po luajmë në Drenas. Besoj se në praneverë do të rregullohet stadiumi dhe do të jetë ndryshe. Në Feronikeli më shumë po ka tifozë të Drenasit se Prishtinës”, shtoi Curri duke folur edhe për titull.

“Nuk e mbajë mend kur Prishtina ka luftuar për vendin e dytë. Gjithmonë e synojmë vendin e parë, edhe sivjet”, përfundoi Debatik Curri.

Ai është një ndër lojtarët më me përvojë në futbollin e Kosovës.

Vite më parë ka qenë ndër lojtarët kryesor në Kombëtaren e Shqipërisë. /Gazeta Olle/

curri