Debatik Curri: Kampionatin e fiton Prishtina

Mbrojtësi i Tiranës, Debatik Curri, i ka dëshiruar suksese Prishtinës duke uruar që skuadra bardhekaltër ta fitojë titullin kampion në Superligë.

“Feronikeli dhe Prishtina kanë gjasa më shumë se të tjerat për ta fituar titullin, mirëpo besoj dhe shpresoj shumë që Prishtina ta fitojë kampionatin në fund”, deklaroi Curri për “Sports Show”.

Ai në fund foli edhe për nivelin e futbollit në Shqipëri, duke e konsideruar atë si shumë më përpara se ky i Kosovës. /Gazeta Olle