Curri është i gatshëm

Debatik Curri iu bashkua vlonjateve në mërkaton e verës, por një dëmtim i pësuar gjatë fazës përgatitore në Slloveni, e la atë jashtë fushave gjatë dy fazave të para, ndërsa tashmë ai do të rikthehet në Vlorë.

Qendërmbrojtësi nga Podujeva ka telefonuar administratorin Idrizi duke i raportuar atij faktin që tashmë është rikuperuar dhe në janar do të jetë gati të japë kontributin e tij te Flamurtari, ndërsa nga ana tjetër Idrizi e ka vlerësuar atë si një lojtar të rëndësishëm për skuadrën dhe e presin në janar në Vlorë raporton “Panorama Sport”.

Në këtë mënyrë, Curri do të ishte “afrimi” i parë i vlonjatëve, pikërisht në repartin e qendrës së mbrojtjes ku te kuqezinjtë tashmë ka mbetur vetëm Entonio Pashaj e Kuqi, pasi Fushtar me shumë mundësi është largimi i radhës nga vlonjatët.

 

Ndërkohë, pritet që vlonjatët të bëjnë disa lëvizje në merkato, e klubi kuqezi para disa ditësh ka bërë të ditur se është gjetur marrëveshja me 3 brazilianë të Seria A të Brazilit e pritet ardhja e tyre në Vlorë.