Çudia ndodh: Konfirmohet miqësorja e Prishtinës në ora 4 të mëngjesit

Prishtina pritet që sot të luajë ndeshjen e fundit miqësore parasezonale nga ora 17:30.

Kundërshtar i Prishtinës sot do të jetë rivali lokal, 2 Korriku, shkruan GazetaOlle.

Por çudia vjen se konfirmimi për ndeshjen e lartë cekur nga skuadra 2 Korrikut ka ardhur afër orës 4 të mëngjesit.

Kujtojmë se në fundjavë starton elita e futbollit kosovar, dhe Prishtina pritet të luajë ndaj Flamurtarit.