Çudia e Vllaznisë, ndaj Drenicës vendosi në protokoll emrin e trajnerit të skuadrës tjetër kosovare

Vllaznia ende nuk e ka definuar problemin e trajnerit të skuadrës, pas largimit të Bekim Isufit.

Përkundër konfirmimit për gazetën se ka arritur marrëveshje me Bylbyl Sokolin, zyrtarizimi ende nuk ka ardhur, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Sfida e së martës ndaj Drenicës e zuri Vllazninë ende me problemin e trajnerit nëpërkëmbë.

Kësisoj, në protokollin e ndeshjes, ekipi nga Pozherani e bëri trajner Betim Sylejmanin.

1

Kjo pasi që asnjë trajner tjetër momental në klub, nuk kishte licencë.

Por, Sylejmani nuk ishte për të drejtuar ekipin.

Skuadra në këtë sfidë u udhëheq nga ndihmësi Elmaz Halimi.

Ky i fundit qëndroi gjatë gjithë kohës në këmbë duke drejtuar ekipin dhe duke iu dhënë instruksione futbollistëve.

22429256_1517866474918785_1400240406_o 22426162_1517866468252119_1195541537_o

Këtë sistem e kanë praktikuar edhe disa skuadra tjera kosovare më herët, por e veçanta e këtij rasti është se Betim Sylejmani momentalisht është trajner i një skuadre tjetër në vend.

Ai drejton ekipin e grupmoshës U-15 të Ramiz Sadikut.

Njëkohësisht Sylejmani është edhe udhëheqës i Shkollës së Futbollit Ramiz Sadiku.

22450404_10214247039832586_234177750_o

Gjithsesi, ndryshimi në shtabin teknik nuk është se i bëri punë Vllaznisë.

Ekipi nga Pozherani u mposht nga Drenica në “Bajram Aliu” me rezultat minimal, 1:0.

Pas 9 xhirove, Vllaznia mbetet në kuotën e 4 pikëve.

Skuadra debutuese i ka marrë pikë Trepçës ’89 (3) dhe Lirisë (1).

Në fundjavë, Vllaznia luan ndaj Besës në udhëtim. /Gazeta Olle/

22450547_1517867551585344_173486869_o