Çudi kosovare: Trepça stërvitet në këto kushte!

Temperaturat në Kosovë kanë shënuar ulje të mëdha, derisa edhe bora ka kapluar vendin.

Rrjedhimisht, edhe fushat e futbollit janë mbuluar nga bora, përcjellë Gazeta Olle.

Megjithatë, kushtet e krijuara nuk i pengojnë disa skuadra që të stërviten në ambiente të hapura.

Kësisoj po vepron Trepça, ku lojtarët ushtrojnë në fushën e mbuluar nga bora.

“Xehetarët” kanë dërguar disa foto në adresë të gazetës, të cilat mund t’i shihni më poshtë. /Gazeta Olle/