Cuculi lë me ‘gishta në gojë’ skuadrat kosovare, foto e fundit sqaron shumëçka

Qendërmbrojtësi nga Maqedonia Veriore, Ardian Cuculi së fundi është përfolur për një transferim në Ipko Superligën e Kosovës.

Por vetë futbollisti tashmë në rrjetet sociale ka publikuar një foto me drejtorin sportiv të KF Kukësit, Nderim Nexhipi, shkruan GazetaOlle.

Nexhipi dhe Cuculi kanë parë nga afër ndeshjen miqësore, Vëllazëria – Kukësi e cila përfundoj 2-1 për kuksianët.

Kujtojmë se skuadrat e përmendura të Cuculit për transferim në Kosovë, ishin Prishtina e Drita, por siç duket lojtari ka vendosur t’i qëndroj besnik Kukësit.

Fotografia e Info Sport