Cristiano Ronaldo përjeton një moment të sikletshëm në ceremoninë e sontme

Pak minuta kanë mbetur nga deri në fillimin e ceremonisë së FIFA-s për më të mirin e vitit.

Në ceremoninë që po mbahet në Londër ka arritur edhe Cristiano Ronaldo, i cili është favorit për çmimin e më të mirit të vitit, përcjellë ”Gazeta Olle.com”.

Megjithatë, për një moment ai u vu në siklet pas nënshkrimit të autografeve të tifozëve.

Kjo pasi që ai rrëshqiti në një vend dhe gati sa nuk u rrëzua. Por, fatmirsisht ai shpëtoi pa këtë.

DMx-z3FXcAEn2rJ

Për ta parë këtë moment, klikoni këtu duke e parë nga minuta e 1:10.

Ndryshe, ky është viti i dytë në të cilin FIFA i shpërblen protagonistët e vitit ndaras nga “France Football”.

Institucioni drejtues i futbollit botëror u nda me gazetën franceze në vitin e kaluar, dhe tashmë japin çmimet ndaras.

Kjo nuk është pëlqyer nga tifozët e futbollit, pasi që impakti i shpërblimeve të përbashkëta nga FIFA dhe “France Football”, ishte më i madh. /Gazeta Olle/

nintchdbpict000294403264