“Cristiano Ronaldo nuk do të lardohet nga Juventusi”

Legjenda e Interit, Christian Vieri, nuk beson se Cristiano Ronaldo do të kthehet në Real Madridit.

Pas kthimit të Zinedine Zidane, janë rritur spekulimet për një kthim të mundshëm në Real Madrid edhe të 34-vjeçarit, Cristiano Ronaldos, i cili vitin e kaluar u transferua te Juventusi për më shumë se 100 milionë euro.

Por, kjo nuk do të ndodhë sipas legjendës së Italisë, Christian Vieri.

“A do të kthehet edhe Ronaldo në Madrid? Jo, ai do të qëndrojë në Juventus”, tha Vieri për “beinSports”.