Coutinho i ‘mbytur në tatoo’, ka edhe Mickey Mouse

Lojtari më i ri i Barcelonës, Philippe Coutinho, është i pasionuar pas tatuazheve. Braziliani në trupin  e tij ka shumë tatuazhe, të cilat thotë se ua ka dedikuar prindërve të tij si dhe gruas dhe vajzës së vogël

“Kam disa tatuazhe, disa të dedikuara për vajzën time, një me emrin e gruas sime (Aine), gjithashtu me emrat e prindërve të mi”,tregoi ish-lojtari i Interit, i cili në parakrahun e djathtë  ka portretin e vajzës së tij, Maria dhe një fjali kushtuar saj. “E bëra në Brazil, zgjati pesë orë si proces”, theksoi Coutinho.

Në krahun e majtë është vendi ku paraqiten më shumë tatuazhe të Coutinhos. Një puthje, një top futbolli, Krishti i Corcovado, figura e një luani, janë tatuuazhet në këtë pjesë të trupit. Në dorën e majtë Coutinho ka një mbishkrim ndërsa në anën e pasme ka “B.C.”

Image result for coutinho tattoo ear

Në gishtat e tij ka simbole të ndryshme, të tilla si një kryq, apo një çelës muzikor, një zemër, një diamant. “Tattoo” më mediatike është ajo e Mickey Mouse. Braziliani shpjegon se “e bëri atë me gruan e tij për vajzën. Ajo merr Minnie dhe unë marr Mickey”, tha Coutinho duke qeshur.

Në gjoks Cou ka dy tatuazhe, një frazë në arabisht, që është pothuajse në klavikulën e majtë, ndërsa i dyti lexon “Grateful”. Ndërkohë në veshin e majtë është një spirancë e vogël detare. /Gazeta Olle/

Image result for coutinho tattoo ear