Conte reagon pas fitores në derbi, paralajmëron keq yllin e skuadrës

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka reaguar pas fitores së sotme ndaj Man Unitedit.

ffk reklama

Chelsea fitoi me rezultat, 1:0 në ”Stamford Bridge” për ta larguar Conten nga presioni i vazhdueshëm, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Pas ndeshjes, Conte konfirmoi se nuk e di të ardhmen e brazilianit pasi që nuk e ftoi sot për të luajtur.

Kur u pyet nga gazetarët nëse Luiz ka të ardhme te Chelsea, Conte tha: ”Nuk e di”.

DN448fXWsAIjB5p

”Ai ka për të punuar shumë, në të kundërtën ai mund të jetë në stol apo në tribuna”.

”Ishte një fitore e rëndësishme. Kur luani ndaj Man Unitedit, gjithnjë është ndeshje masive”.

”Ne e dimë mirë se kjo skuadër është e fortë. Kjo fitore rrit besimin e skuadrës dhe ne treguam dëshirë të madhe dhe pasion për fitore”, theksoi Conte. /Gazeta Olle/

Jose-Mourinho-875827