Conte ofron 40 milionë euro për Vidalin, ja çfarë thotë kiliani

Arturo Vidal është lojtari më i preferuar i trajnerit të Chelseat, Antonio Conte, andaj flitet se këtë afat kalimtar ish-juventini do të bashkohet përsëri me Conten, por tash te ‘Blutë’ e Londrës.

Kampionët aktualë të Anglisë janë të gatshëm të ofrojnë rreth 40 milionë euro për 30 vjeçarin kilian, i cili në 14 paraqitje këtë sezon në Bunesliga, ka shënuar katër gola, transmeton Gazeta Olle.

Image result for vidal

Ndërkohë, sa u përkët këtyre zërave vetë Vidal thotë se ai po fokusohet vetëm në performancën e tij sezonale me Bayern Munich. “Po, kam dëgjuar për këtë, por jam plotësisht i fokusuar në sezonin tim me Bayernin dhe po shikoj në baza ditore këtë”.

Image result for vidal

“Ne jemi ekip i mrekullueshëm dhe kemi synime të mëdha. Ne duam të fitojmë secilin trofe. Këtu jam i fokusuar”, deklaroi Vidal. Vetë trajneri Heynckes potencoi muaj më parë se lojtari nuk do të shitet gjatë afatit kalimtar të janarit. /Gazeta Olle/

Image result for vidal conte