Conte nuk është ‘normal’! Shikoni kë e do tek Chelsea

Antonio Conte nuk është i kënaqur me lojtarët në numër që ka tek Chelsea.

Trajneri italian i ka bërë me dije klubi londinez se dëshiron që të bëjë disa transferime në afatin e janarit.

Bossi i Chelseas kërkon që t’i transferoj dy yjet e Interit, Milan Skriniar dhe Antonio Candreva, përcjell “GazetaOlle.com”.

Candreva

Trajneri italian e ka kërkuar edhe në verën që shkoi transferimin e mesfushorit të nerazurëve, por që oferta e tyre ishte refuzuar.

Deri më tani në këtë sezon, Candreva ka luajtur 12 ndeshjes, duke bërë katër asistime , e që është njëri ndër më të mirët tek Interi.

Shuma e tij në treg besohet të jetë rreth 30 milionë euro, andaj Chelsea nëse e do lojtarin, duhet të ofroj atë shumë.

Blutë e duan edhe Skriniari që po tregon një formë tejet të lartë, edhe pse nëverën që shkoi u transferua për 24 milionë euro tek Interi nga Sampdoria.

Në 12 paraqitje, Sikriniar ka arritur të shënoj dy gola, e që është një fillim i mbarë për një mbrojtës qendror./Gazeta Olle/

inter skriniar