Conte një trajner totalisht i “çmendur”, shikoni festën e tij pas golit të Lukakut

Interi ka fituar derbin lokal ndaj Milanit në “San Siro”, për të vazhduar kryesimin në Serie A me pikë të plota (12) pas katër xhirove.

Skuadra zikaltër fitoi me rezultat të pastër, 2:0, falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë, përcjellë “Olle”.

Në pjesën e dytë, Interi realizoi dy herë.

Fillimisht rezultati u zhbllokua nga Marcelo Brozovic në minutën e 49.

12 minuta para fundit, Romelu Lukaku realizoi me kokë pas harkimit fantastik të Barellas për 2:0, rezultat i cili ishte edhe përfundimtar.

Goli i belgut e ka “çmendur” trajnerin Antonio Conte. /Gazeta Olle/