“Çmenduria” e Guardiolas para fytyrës së gjyqtarit të katërt pasi Cityt nuk iu akordua penallti

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt sot është përcjellë me shumë diskutime mbi gjykimin.

Lojtarët e Liverpoolit kanë luajtur dy herë në zonën e tyre me duar dhe në asnjërin moment gjyqtari nuk ka akorduar penallti, përcjellë Gazeta Olle.

Pep Guardiola ka shpërthyer pas momentit të dytë diskutabil, duke protestuar para fytyrës së gjyqtarit të katërt.

“Dy herë! Dy herë! Dy herë!”, tha katalunasi.

Rezultati në ato momente ishte 3:1. /Gazeta Olle/