Çmenduri se jo mahi, 1 milion euro për të parë Messin në fushë

Çfarë nuk do të bëhej vetëm për të parë të luajë futbollistin më të mirë në botë? Madje edhe të japësh 1 milion euro.

Është pikërisht ky rasti i Federatës së Marokut, në prag të sfidës së ardhshme në program për datën 26 mars kundër Argjentinës.

Në fakt federata, sipas asaj që raporton “Al Ahdath Maghribia” ka për qëllim të paguaj plot 925 mijë euro për miqësoren e ardhshme ndaj bardhekaltërve, me kusht që të jetë present Lionel Messi.

Në rast se “Pleshti” nuk do të ishte prezent për miqësoren ndaj Marokut, atëherë shifra e vënë në dispozicion nga federata do të reduktohej në 462 mijë euro, transmeton Gazeta Olle.