“Çmendet” modelja ruse, ja çka kërkon nga Ronaldo

Tanya Mityushina është e apasionuar pas Cristiano Ronaldos dhe dëshiron që një ditë ta takojë portugezin, pavarësisht se e di se ai është i fejuar me Georgina Rodriguez.

Është ruse dhe shumëkush e ka cilësuar si kopjen më të re të Irina Shayk. Një krahasim jo i ekzagjeruar, duke qenë se Tanya Mityushina është e apasionuar pas Cristiano Ronaldos.

Pikërisht për yllin portugez, ish-bashkëshort të Irinës, ajo duket se ka një mesazh.

“Cristiano është mashkulli perfekt”, thotë ajo për “TMZ”-në. Por nuk ndalet me kaq.

“Do të doja që të takohesha me të, edhe pse e di që ka një të fejuar…”