Çmendet Gjilani: I ofron 4500 euro pagë ish-lojtarit të Kukësit

Gjilani i Gentjan Mezanit është duke shkuar drejt kompletimit, derisa tekniku vlonjat ndodhet në kërkim të një mbrojtësi të qendrës për të përfunduar projektin.

Siç raporton e përditshmja shqiptare “Panorama Sport” tashmë ‘kuqebardhët’ ndodhen pranë ish-kapitenit të Kukësit, Ylli Shameti.

Oferta e lartë financiare që kanë bërë gjilanasit mund të jetë e parezistueshme për Shametin, i cili ditë më parë u nda nga Kukësi dhe oferta të shumta kanë mbërritur në adresë të tij.

Gjithnjë siç raporton “Panorama Sport” bisedimet ndërmjet SC Gjilanit dhe Ylli Shametit kanë nisur prej ditësh, ndërkohë që shumë shpejtë mund të pritet edhe finalizimi i marrëveshjes.

ylli shameti

Mësohet se ky i fundit ka kërkuar një shifër të majme paradhënie dhe një pagë që shkon thuajse sa ajo që merrte te Kukësi në sezonin e fundit (5 milionë lekë të vjetër në muaj).

Përveç ekipit të vendlindjes, Luftëtari, që i ka bërë një ofertë zyrtare, Shameti ka sinjale edhe nga Tirana, por pa u future në detaje.