‘Çmendet’ Ferrero, ja kë do ta blejë

Njëri nga presidentet më kontrovers padyshim që është ai i Sampdorias, Massimo Ferrero.

Presidenti i skuadrës italiane ka deklaruar se ai ka marrë në dorë klubin bardh e kaltër me të vetmin qëllim që të fitojë trofe dhe jo të fitojë miliona.

Ai ka zbuluar edhe ëndrrën e tij të madhe që ta transferojë Lionel Messin në Serie A tek skuadra e tij.

“Unë dua ta bëj një Sampdori të madhe sërish. Unë dua të përsëris atë që e ka arritur Paolo Mantovani”.

“Nënshkrimi i ëndrrave të mia? Transferimi i ëndrrave të mija do të jetë Messi. Unë jam këtu për të fituar trofe, jo për të numëruar milionat”, ka deklaruar Ferrero për Sky Sport 24.