‘Çmenden’ tifozët e Napolit pas largimit të Higuainit (FOTO)

Ylli i Napolit, Gonzalo Higuain, do të ndërrojë skuadër këtë verë. Ish sulmuesi i Real Madridit, është shumë afër transferimit te kampionët e Serie A, Juventusi, transmeton Gazeta Express.

Kjo padyshim që nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të Napolit, të cilët kanë marrë guximin që të hedhin në guaskë fanellën e argjentinasit, duke shprehur pakënaqësinë për kalimin e tij te rivali.

Sipas mediave italiane, tashmë çdo gjë është e kryer – Higuain do ta vesh fanellën e Zonjës së Vjetër edicionin e ardhshëm.