Çka thotë Ronaldo për Ronaldon?

Legjenda braziliane Ronaldo, i njohur si “Fenomeni”, ka zbuluar se po të mund të luante me cilindo nga lojtarët e famshëm të ditëve të sotit, do të zgjidhte Cristiano Ronaldon

Ai ka thënë se të dytë do të formonin një “dyshe spektakolare”.

“Po të mund të luaja me dikë sot, kush do të ishte? Do të më pëlqente të luaja me Cristiano Ronaldon”, deklaroi “Fenomeni”, transmeton Koha.net.

“Nuk është e mundur, por do të ishte spektakolare”, shtoi ai.