Çka premton Meda nëse Hajvalia e fiton titullin?

Presidenti i Hajvalisë, njëkohësish këngëtari i mirënjohur Mehedin Përgjegjaj – Meda, në një intervistë për Gazetën ‘Olle’ thotë se nuk është aspak i shqetësuar për se skuadra e tij e nisi me humbje pranverën.

“Edhe klubet e tjera kanë humbur, kur ka nisur sezona. Unë jam i bindur që këta djelmosha do tu kthehen rezultateve pozitive. Është luajtur vetëm një ndeshje, vetëm sa kemi filluar sezona”, ka thënë Meda të martën mbrëma për Gazetën ‘Olle’.

Ky i fundit ka shumë besim se ekipin e tij dhe trajnerin Ismet Munishi.

“Ismeti është një ndër trajnerët më i mirë që ka Kosova dhe ne besojmë fuqishëm në planet e tij”, potencoi Meda.

Për fund, Meda dha edhe një premtim për të gjithë ata që e përkrahin Hajvalinë. “Hajvalia rëndom feston në fund të kampionatin, pa marrë parasysh pozitën. Por, nëse dalim kampion iu premtojmë të gjithëve një festë shumë të madhe”, përfundoi Mehedin Përgjegjaj.