Çka po ndodh në takimin Skënderbeu – Beshiktash?

Kanë kaluar 20 minutat e parë të ndeshjes Skënderbeu – Beshiktash, që po luhet në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Deri më tani po dominojnë turqit, të cilët kanë lëshuar një mundësi të artë në minutën 3, kur Quaresma nuk shënoi në portën e zbrazët. Skënderbeu është kundërpërgjigjur me Blendi Shkëmbi, që goditi nga gjuajtja e lirë skaj portës mysafire.

Bernard Berisha doli në skenë në minutën 20, por gjuajti gabimisht.