Kualifikohet Skënderbeu shkëlqejnë Berisha e Latifi

Ndeshja e Ligës së Kampionëve, Crusaders – Skenderbeu ka përfunduar me fitoren e ekipit shqiptar me rezultat 3:2. Ky takim i takoi fazës së dytë preliminare për Ligën e Kampionëve. Golat për Skënderuen u shënuan nga kosovar Bernard Berisha e Liridon Latifi.

Pjesa e parë ka përfunduar me shifrat 0:0, ndërkohë që Skënderbeu nga minuta e 11-të ka mbetur me 10-lojtarë në fushë pas përjashtimit të mbrojtësit Renato Arapi.

Takimi i parë i zhvilluar në Korçë ka përfunduar 4:1 në të mirë të Skënderbeut. Ashtu siç paralajmëroi Gazetaolle.com, një ditë më parë, Bernard Berisha, Liridon Latifi dhe Bajram Jashanica luajtën nga minuta e parë.

Skuadra nga Korça në turin e tretë do të takohet me ekipin nga Moldavia, Milsam.

Raporti

Crusaders – Skenderbeu (3:2)

11′ Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë në fushë, përjashtohet mbrojtësi Reanto Arapi.

45′ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

47′ Gol: Crusaders kalon në epërsi, shënon O’Flynn S.

67′ Vazhdon rezultati i njëjtë, 1:0 për irlandezo-veriorët. Kjo skuadër duhet të fitojë me rezultat 3:0 dhe të mos pësoi gol nëse synon që të kualifikohet.

69′ Gol: Barazon Skënderbeu, shënon mesfushori kosovar Bernard Berisha.

77′ Gol: Skënderbeu kalon në epërsi. Shënon sulmuesi nga Kosova, Liridon Latifi.

92′ Gol: Shwnon Crusaders falw Snoddy M.

93′ Gol: Crusaders kalon në epërsi. Realizon Mitchell A.