Çka po ndodh te Hajvalia?

Presidenti i klubit të Hajvalisë, Mehedin Përgjegjaj (Meda) dhe aksionari Ragip Murati, kanë lënë disa statuse në rrjetin social ‘Facebook’ ku kanë shkruar: “Sado qe ju mundohni te fundosni Hajvalin , ju ne te vertet nuk do te arrini qellimit , Me ty Ismet Munishi”, ka shkruar ‘Meda’.

Në anën tjetër, Ragip Murati shkruan: “Ata qe mundohen te punojn kunder KF Hajvalis ja bajn sherrin veti perpara me Ismet Munishi”, shkroi Murati.

Gazetaolle.com e ka kontaktuar trajnerin Ismet Munishi, i cili ka thënë se i ka prapa tij pronarët dhe lojtarët e Hajvalisë. Ai nuk ka dashur të komentojë asgjë më shumë. (Gazetaolle.com).