Çka po ndodh me De Gean?

David de Gea pritet që më në fund ta kompletoj transferimin te skuadra e Real Madridit.

Portieri spanjoll qysh nga fundi i edicionit të kaluar kishte bërë me dije se e dëshiron largimin nga Manchester United.

Ai sot ishte në tribunat e ‘Old Trafford’, pasi Van Gaal nuk e kishte ftuar fare duke ditur se De Gea mendjen e ka te Real Madridi.

E sipas mediave angleze gjatë kësaj jave ‘Los Blancos’ do bëjnë ofertë zyrtare prej 25 milionë funteve për ta përfunduar transferimin e De Geas.