Çka ndodhë me Coutinhon nëse Liverpool e fiton Ligën e Kampionëve?

Të gjithë janë duke menduar se Philippe Coutinho mund të jetë i dëshpëruar/penduar nga transferimi i tij në Barcelonë.

Skuadra e Barcelonës u eliminua nga Roma në fazën e çerekfinales, pas humbjes 3 me 0 mbrëmë në “Olimpico”, shkruan IndeksOnline.

Të gjithë po tallen me Coutinhon, i cili u largua nga Liverpooli, skuadër kjo e cila siguroi gjysmëfinalen duke eliminuar Manchester Cityn.

Megjithatë, edhe pse Coutinho është një lojtar i ri i Barcelonës, ai mund të fitojë medalje të Ligës së Kampionëve!

Krejt kjo pasi anësori brazilian ishte pjesë e Liverpoolit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Kështu me shumë të drejtë, nëse Liverpooli shpallet kampion në këtë kompeticion, Coutinho do të stoliset me medalje./IndeksOnline/