Çka ka të ngjashme ky portier me futbollistët në Kosovë?

Portieri i CSKA Sofias, Maksim Uvarenko, ka zbuluar se është dashur të marrë para hua nga prindërit e tij, pasi klubi nuk e ka paguar për tre muaj.

Klubi bullgar, dikur kampion i Evropës në vitet 1967 dhe 1982, ka kërkuar ndihmë financiare nga tifozët, pasi kërcënohet të largohet nga Liga për shkak të borxheve.

“Ende nuk kam marrë ndonjë para. Më duhej të merrja para kesh nga prindërit e mijë për të paguar qiranë. Problemi i parave ishte më i madhi që u ballafaqova te CSKA. Gruaja ime dhe unë jemi në pritje të një fëmije, prandaj nuk kishim para për të jetuar”, ka deklaruar Uvarenko për BBC.

Ai është larguar nga CSKA.

Gjendja e tij ngjanë me atë të futbollistëve në Kosovë, ku disa klube të Superligës, nuk i paguajnë lojtarët nga 2-3 muaj. Vetëm vitin e kaluar, Llamkos Kosova (tash Kosova e Vushtrrisë), ua dha lojtarëve vetëm një pagë për 12 muaj. (Gazeta Olle)