Celina: Të gjithë më uruan, do ta bindi edhe Guardiolan

Bersant Celina është shprehur tejet i lumtur me debutimin e tij në Premierligë.

Ai asistoi që në ndeshjen e parë, në golin e shënuar nga Sergio Aguero në humbjen 1:3 nga Leicesteri.

19-vjeçari ka dhënë një intervistë për televizionin norvegjez TV2.

“Ishte vërtetë e mrekullueshme. Ishte keq që nuk fituam sot, por ne duhet të vazhdojmë luftën”, tha ai përcjell GazetaOlle.com.

“Jam krenar po ashtu që bëra assist, por fatkeqësisht nuk ishte i mjaftueshëm. Pavarësisht kësaj mendoj se shkoi mirë, por unë dua të luajë edhe më shumë. Kam edhe më shumë për të ofruar”, vazhdoi ai.

Celina pyetet nëse i tha ndonjë gjë, Sergio Aguero pas ndeshjes?

“Jo, ai ishte pak i dëshpëruar me rezultatin. Por, të gjithë të tjerët më uruan mua. Jam i sigurt se ai do të më thotë ndonjë gjë në stërvitjen e ardhshme”, thekson Celina.

12669307_10208452509652953_1394111723_o

Ai kishte debutuar në janar në Kupën FA, derisa ka bërë shumë stërvitje me skuadrën e parë.

Javë më parë u fol se do të huazohet në Celtic, por thekson se e refuzoi këtë.

“Jo, ky nuk ishte huazim i duhur tani”, shpjegon ai.

“Unë jam pyetur nëse jam i gatshëm të luajë. Këtu ka shumë lojtarë të lënduar”.

Celina gjithashtu pyetet edhe për trajnerin e tij të ardhshëm, Pep Guardiola, i cili do të marrë drejtimin e Cityt.

“Nëse unë bëjë një sezon të mirë, ai me siguri do të më dojë mua”, shton më tej sulmuesi i Kosovës.

Bersanti është pjesë e Përfaqësueses A të Kosovës, derisa ka refuzuar U-21 të Norvegjisë. /Olle