Çka deklaroi Diego Simeone pas humbjes? (FOTO)

Real Madridi e ka fituar derbin e qytetit ndaj rivalëve të Atletico Madridit.

Skuadra e Zinedine Zidanes ka arritur të mposht në udhëtim Atleticon Madridin 0:3, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas.

Trajneri Diego Simeone e vlerësoi kështu humbjen. “Luajtëm mirë deri te goli i dytë, më pas gjithçka ndryshoi”, tha fillimisht Simeone.

“Ata luajtën pothuajse njëjtë, nuk ndryshuan asgjë në sistem – përveç Ronaldos që luajti më i avancuar”, shtoi ai.

“Është derbi dhe normal se na dhemb, por kjo humbje duhet të na motivojë që të përmirësohemi gjatë sezonit”, përfundoi ai.