City-Liverpool, ja çfarë thotë Pep Guardiola pas ndeshjes

Skuadra e tij mundi Liverpoolin, dhe për këtë ishte shumë i lumtur Pep Guardiola, shkruan Gazeta Olle.

“Ne e kemi fituar ndeshjen, por ata janë katër pikë para nesh. Dua të falënderoj me zemër të gjithë lojtarët e mi për shpirtin që treguan në fushë kundër një skuadre të mrekullueshme. Të dy skuadrat e deshën fitoren”, deklaroi Guardiola.

Manchester City fitoi 2:1 dhe tashmë i afrohet në katër pikë në renditje, kur kanë mbetur edhe 17 ndeshje deri në fund të kampionatit.