City i gëzohet barazimit me Atalantan në Itali, ja rezultatet e plota

Atalanta dhe Manchester City kanë barazuar në ndeshjen shumë interesante të mbrëmjes në “San Siro”, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja u mbyll 1:1, që më shumë iu konvenoi anglezëve se italianëve, përcjellë Gazeta Olle.

Në ndeshjet tjera, Real Madridi deklasoi Galatasarayn 6:0.

PSG mundi Bruggen në shtëpi, 1:0.

Ndërkohë, Tottenhami kaloi shumë bukur në vizitën turistike në Beograd, ku deklasoi Crvena Zvezdën 4:0.

Më poshtë rezultatet e plota. /Gazeta Olle/