City fiton me përmbysje të madhe ndaj Real Madridit, Lyon ‘shokon’ Juventusin!

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve.

Manchester City ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Real Madrid, shkruan Gazeta Olle.

Isco, ishte i pari që kaloi madrilenët në epërsi.

Por, më pas City bëri përmbysje të madhe duke shënuar së pari me Gabriel Jesus.

E më pas, golin e fitores e arriti De Bruyne pasi shënoi nga penalltia.

Në takimin tjetër, Juventus është mposhtur në udhëtim te Lyon.

Një gol i Tousart në minutën e 31-të, vendosi takimin në fjalë.

Deri në fund, Juventus nuk arriti të barazon rezultatin anise kishte iniciativën brenda fushë./Gazeta Olle