City e mund me ‘pesëshe’ Liverpool (FOTO)

Manchester City ka treguar fuqinë që posedon këtë stinorë, duke mposhtur Liverpoolin me rezultat të thellë 5-0.

Ndeshja nisi mirë për vendasit të cilët tentuan shënimin e golit qysh në minutat e para të ndeshjes.

Por për herë të parë rrjeta u tund në minutën e 25-të, kur Sergio Aguero u shërbye mirë nga Kevin De Bruyne dhe pasi kaloi edhe portierin shënoi për 1-0.

Mysafirët mbetën me një futbollist më pak në fushë në minutën e 37, kur Sadio Mane bëri një ndërhyrje të tmerrshme ndaj portierit vendas dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Ederson u largua nga loja i lënduar dhe u zëvendësua nga Claudio Bravo.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Gabriel Jesus shënoi një gol të bukur me kokë për 2-0, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, përsëri City arriti të shënoj gol.

Ishte përsëri super talenti brazilian, Gabriel Jesus që shënoi por kësaj radhe i asistuar nga Sergio Aguero.

Zëvendësuesi Leroy Sane gjithashtu u përfshi në listën e golashënuesve pasi realizoi në minutën e 77, kur u shërbye nga transferimi më i shtrenjtë, Benjamin Mendy.

Gjermani i talentuar, Sane nuk u ndal me vetëm një gol në këtë sfidë, pasi arriti të shënoj edhe një tjetër në minutën e 91 për rezultatin përfundimtar 5-0.

Pas kësaj fitore, City merr përkohësisht pozitën e parë në tabelë me 10 pikë të tubuara pas katër xhirove.

Ndërkohë për Liverpoolin kjo ishte humbja e parë këtë edicion pas dy fitoreve dhe një barazimi.

https://www.youtube.com/watch?v=YJOH3zvWYpk