City do ta huazojë Celinën

Super talenti kosovar, Bersant Celina do të largohet nga skudra e tij aktuale Manchester City. Trajneri i Cityt, Manuell Pellegrini ka vendosur të huazojë talentin e Përfaqësueses së Kosovës, për të fituar përvojën e duhur.

Mirëpo, përkundër se javën e kaluar u tha se ai do të huazohet tek Celtic, ‘Daily Mail’ shkruan se sulmuesi kosovar me gjasë do të kalojë tek Derby County ose Middlesbrough në Championship (Liga e Dytë).

“Manuell Pellegrini dëshiron që Celina të luajë rregullisht futboll dhe për këtë do ta huazojë deri në fund të sezonit”.

“Skuadrat më të mundshme të 19-vjeçarit janë Derby ose Middlesbrough, të cilat janë të interesuara për të”, shkruan ‘Daily Mail’.

Bersanti javën e kaluar debutoi me ekipin e parë të Manchester Cityt, në ndeshjen me Norwichin, të vlefshme për Kupën FA.