Çitaku: Ndeshja është dashur të ndërpritet

Trepça ’89 në ndeshjen ndaj Prishtinës u drejtua nga drejtori i klubit, Veton Çitaku. Prishtina fitoi me rezultat 3:2.

Ndeshja në fjalë u ndërpre për dhjetë minuta për shkak se u rebeluan tifozët prishtinas ‘Plisat’ ndaj lojtarëve dhe kryesisë së klubit. U bë thirrje për largim të lojtarëve dhe kryesisë së klubit.

“Loja është dashur të ndërpritet. Pasi është sulmuar gjyqtari anësor. U bë thirrje edhe për zbrazjen e tribunës, nuk ndodhi një gjë e tillë”, ka thënë pas ndeshjes, Veton Çitaku. (Gazetaolle.com).