Cimili: Po e prezantojmë futbollin tonë në mënyrën më të mirë (FOTO)

Edhe një triumf i Përfaqësueses së Kosovës Pasi mposhti në ndeshjen e parë Norvegjinë me rezultat 5:1, sonte Kosova ngadhënjeu kudër mikpritësit Qipros me rezultat 3:1. Në bazë të rasteve rezultati ka mundur të jetë edhe më i thellë. Ndërkaq që figura kryesore e ndeshjes ishte padyshim portieri Alfred Preçi, i cili sikur me hipnozë i trullosi sulmuesit qipriotë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Ramadan Cimili, tha se me këto dy fitore, atë ndaj Norvegjisë dhe Qipros, po e prezantojnë futbollin tonë në mënyrën më të mirë.

“Prej fillimit kur kemi ardhur këtu duke u nisë nga Kosova, ka qenë një atmosferë madhështore dhe triumfuese, ndaj jemi duke prezantuar shtetin e Kosovës në mënyrë të denjë. Jemi duke luajtur për herë të parë. Jam shumë i lumtur për këtë dhe i përgëzojë lojtarët për angazhimin e disiplinën dhe ua urojë fitoren me zemër”, tha Cimili.

Lojtari i ndeshjes, portieri Alfred Prençi, u shpreh: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Jam i kënaqur me paraqitjen time, por edhe bashkëlojtarët kanë luajtur mjaft me kujdes dhe mençuri. Qipriotët u munduan ta shfrytëzojnë terrenin si vendas, por ne u treguam më superior”.

Të enjten, Kosova luan me Danimarkën, e cila sot mundi 2:1 Norvegjinë.

kosovaaa-qipro kosovaa-qipro kosovaa-qiprooo kosovafutsall kosova-qipro kosova-qiproffk kosova-qiprooo kosova-qiproooo kosova-qiprot kosova-qqiproramadancimili