Çiljeta në stadium për Alban Hoxhën

Partizani fitoi mbrëmjen e së dielës në ‘Qemal Stafa’ 3-0 ndaj Vllaznisë, në një ndeshje ku nuk munguan golat dhe mbështetja e tifozerisë së kuqe në stadium, shkruan Lapsi.al.

Një ndër fanset që duket se i sjell fat ekipit kryeqytetas është edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga.

Pas fanellës që portieri Alban Hoxha i dhuroi në fitoren e derbit ndaj Tiranës, Çiljeta duket se nuk i ndahet të kuqve duke dhënë mbështetjen e saj në një fazë delikate për ekipin.

“Ja dhurata që mora sot nga llapi im. Alban Hoxha, portieri më i mirë në botë. I preferuari im” – shkroi Çiljeta në Instagram.