Çiljeta ka fjalë të mëdha për portierin e Partizanit, Alban Hoxha

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka uruar portierin e Partizanit, Alban Hoxha për kualifikimin në turin tjetër në Champions League ndaj Ferensvarosit. 

Portieri ishte protagonisti kryesor pasi jo vetëm realizoi 11-metërshin e parë për ekipin e tij, por gjithashtu priti tri penallti.

“Se ky është portieri më i mirë në botë që na e nxori zemrën vendit sot. Alban Hoxha super pritje ke bërë sot. Partizani urime për këtë kualifikim”, shkruan Çiljeta dhe në fund e quan Albanin “buba”.

Prej muajsh flitet për një lidhjes mes portierit të Partizanit dhe këngëtares së njohur. Vetë futbollisti e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa Çiljeta nuk ka preferuar të bëjë komente.

ciljeta alban hoxha